MENU
klinika

Kryeprokurori flet për verifikimin e thelluar për 28 kandidatët

A mund të ketë deputetë që rrezikojnë ta humbin mandatin në 9 shtator?

14.06.2021 - 11:54

Kryeprokurori Olsian Çela bëri me dije sot në Kuvend se për disa nga 28 kandidatët për deputetë që KQZ dërgoi në Prokurori për verifikim të thelluar para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, janë dërguar letërporosi në vendet në të cilat dyshohet se mund të kenë kryer shkelje.

I pyetur nëse mund të ketë kandidatë që rrezikojnë ta humbin mandatin e deputetit në 9 shtator nga këto hetime, Çela tha se hetimi po vijon.

“Në rastet kur kanë mbërritur përgjigjet e ka pasur nevojë për verifikime të mëtejsheme është vijuar më pas me letër porosi për marrjen e rezultateve në totalin e tyre. Kur këto rezultate të jenë të plota ne do i trajtojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar e do ia drejtojmë KQZ”.

Pyetje: Para fushatës elektorale KQZ ka dërguar 28 kandiatë për verifikim të thelluar të 9 subjekteve politike. Meqë nuk është ceritifkuar rezultati a keni kryer verifikime për 28 kandidatët për deputetë, nëse po cfarë rezulton a ka deptuetë që teorikisht pretendojnë të jenë fitues e mund ta humbin mandatin në 9 shtator?

Përgjigje: Të gjitha rastet janë në proces, për disa raste janë përfunduar e janë bërë publike rezultatet të cilat ne ia kemi dërguar KQZ.

Rastet e tjera lidhen me çështje të cilat duhen bërë verifikime jashtë vendit. I janë bërë kërkesa interpolit, që bën kërkesa në të gjitha vendet e BE e të tjera, dhe jemi në pritje të përgjigjeve nga ata.

Megjithatë në rastet kur kanë mbërritur përgjigjet e ka pasur nevojë për verifikime të mëtejsheme është vijuar më pas me letër porosi për marrjen e rezultateve në totalin e tyre.

Kur këto rezultate të jenë të plota ne do i trajtojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar e do ia drejtojmë KQZ.

Për ta lidhur me pjesën e opinionin që kërkoni nga unë për krahasimin e deportimit me shpalljen non grata.

Duhet të jemi të qartë, sa i përket ligjit ndahet roli i prokurorit apo i KQZ apo i Departamentit të administratës publike, prokuroria grumbullon të dhënat, të gjitha këto pasi përpunohen i drejtohen DAP apo KQZ për të bërë vlerësimin nëse këto raste që janë apo s’janë të diskutueshme bëjnë që subjektet të jenë nga ato që i parashikon apo jo ligji. Ky është rregullim që e ka bërë legjislatroi e nde jemi zbatues të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga protesta e opozitës tek nisma për shkarkimin e Metës

VOA: Ky ishte një vit i hidhur për Shqipërinë