MENU
klinika

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi!

Almeda dhe Tolgahan bëhen prindër për herë të dytë

09.06.2021 - 10:14

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Këtë lajm kaq të ëmbël e dha vetë aktori nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku zbuloi se vogëlushja kishte ardhur në jetë. Ashtu siç kanë zbuluar dhe më parë, princeshën e tyre e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Alina.

“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Bukuroshja ka ndarë herë pas here me ndjekësit e saj detaje nga përditshmëria. Para pak kohësh ajo ndau një shqetësim me fansat e saj. Ajo tregoi se njësoj si me Efehanin, aktores po i ndodh e njëjta gjë me shtatzëninë e dytë.

Almeda kishte nisur të ketë pagjumësi, sepse siç duket edhe trupi po përgatitej për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.

Jetë të gjatë bebushes!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga emrat më të rëndësishëm të modës

Shprehjet e Chanel që frymëzojnë brezat e vajzave dhe grave