Para pak ditësh Ariana Grande i surprizoi të gjithë teksa ndau me miliona ndjekësit në Instagram foto nga martesa e saj me Dalton Gomez. Ajo zbuloi pamjet e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren. Por mbi të gjitha ndjekësve të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen thjeshtësia e saj, që e bënte të dukej një nuse shumë origjinale dhe të bukur.
Ndërkohë dyshja kanë nisur të shijojnë jetën si çift i martuar. Ata janë parë duke darkuar bashkë me miqtë e tyre në Los Angeles gjatë fundjavës. Çifti ishin bashkë në një hotel dhe shijuan një vakt.
“Ata dukeshin shumë bukur bashkë dhe shumë të dashuruar. Ariana ishte shumë e lumtur me Dalton dhe miqtë e saj”, thanë disa burime.
Nga ana tjetër kujtojmë se fansat e artistes i pëlqyen aq shumë fotot e saj të martesës, aq sa postimi i Ariana-s ka thyer rekord. Fotot e çiftit nga martesa janë kthyer në postimit më të pëlqyera të të gjitha kohërave në Instagram.
Deri më tani ky postim me disa foto nga martesa, ka arritur 26 milionë pëlqime. Tashmë në vendin e dytë renditet postimi i fundit i XXXTentacion para vdekjes së tij (24.6 milionë). Dhe në vendin e tretë renditet fotografia e Billie Eilish me flokët bjond (23 milionë).