Babai i Meghan Markle, Thomas ka dhënë një intervistë së fundmi në lidhje me marrëdhënien e tij të tensionuar me Dukeshën dhe Dukën e Sussex-it. Ai hodhi akuza ndaj Oprah Winfrey duke thënë se ka përfituar nga vajza dhe dhëndri i tij me intervistën që bëri bujë pak muaj më parë.
“Unë mendoj se Oprah është duke luajtur me Harry dhe Meghan. Mendoj se po i përdor për të ndërtuar rrjetin dhe shfaqjet e saj, po përfiton nga një njeri i dobët duke i bërë që të thonë gjëra që thjesht nuk duhet t’i thuash në televizion.”, tha ai.
“Mendoj se ajo po fillon përsëri me rrjetin e saj dhe ka diçka që po ndodh shumë mirë, por me të vërtetë ndihem keq për Harryn. Ai po vihet në një pozitë ku po thotë gjëra që kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i tërheqë përsëri, kjo është një gjë e tmerrshme.”, tha ai.