MENU
klinika

Nga Roland Qafoku

BE nuk e do Shqipërinë

28.06.2021 - 15:30

Hapja e negociatave për anëtarësim nga BE për Shqipërinë tashmë është bërë një telenovelë turpi. Në sfond qendron një parodi folklorike po turpi dhe në qendër ndodhen politikanët e Bashkimit Evropian që luajnë pistë me fatet e vendin tonë. Për ne shqiptarët të rrojë SHBA, se Bashkimi Evropian e ka vërtetuar me dhjetra herë se nuk na do as anëtare të saj, e as jashtë saj. Na do me një lloj statusi hibrid, kandidat për të qenë kandidat si anëtar i saj. Dhe mundësisht ky status të zgjatet e të zgjatet derisa edhe vetë shqiptarët të mërziten dhe të mos kenë ndonjë dëshirë të madhe për të qenë pjesë e BE. Të mos harrojmë që kjo i bëhet popullit shqiptar, më proBE-së se çdo komb tjetër jashtë dhe brenda këtij unioni. Kjo është një nga arsyet madhore përse Shqipëria në këto 30 vjet që nga rrëzimi i komunizmit nuk ndjek një vijë lineare përparimi. Vendi ynë gëzon një lokalisht dhe ndërkombëtarisht një status hybrid, as demokraci e as diktaturë. As përparon, e as bën hapa prapa. Jemi diçka në mes, ashtu si jemi edhe gjeografikisht: Vërtetë jemi pjesë e kontienntit Evropian, por këtu kryqëzohen rrugët mes mes Perëndimit dhe Lindjes.

Vendimi i fundit që për Shqipërinë nuk hapen negociatat me arsyen se Maqedonisë së Veriut ia ka bllokuar Bullgaria është një justifikim jo vetëm pa vlerë, por i turpshëm për një organizëm si Bashkimi Evropian që është themeluar dhe ngjizur mbi bazën e vlerave më të mira të kontinentit. Tashmë duhet ta themi troç se moshapja e negociatave nuk është më problem e qeverive shqiptare. Çdo qeverie kështu do t’i ndodhte. Kjo është krizë e Bashkimit Evropian dhe në këtë duhet ta themi me zë të lartë.

Vetë historia e raporteve të BE me Shqipërinë është e trishtë. Ne vijon të na ndjekë hija që Evropa perëndimore na ka borxhe të mëdha si komb dhe remineshencat e të kaluarës rrinë si re mbi kokat tona. Më shumë se një shekull më parë kjo Evropë na coptoi në pesë shtete. Asnjë kombi tjetër kjo Evropë nu ia ka bërë këtë gjëmë kombëtare. E rregulloi disi këtë pas afro 100 vjetësh me çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e saj shtet më vete, por nëse nuk do kishte si lokomotivë SHBA-në, vagonat e Evropës edhe sot nuk kishte për tiu tërhequr kush. Dhe tani kjo hije e zezë vazhdon me raportet e kësaj BE-je me futjen ose jo të Shqipërisë në këtë union duke krijuar një raport skandaloz me një histori po skandaloze. Një lloj raporti që nëse bën pak retrospektivë e kupton edhe më mirë vulën e turpit të unionit.

Kështu, më 18 tetor të vitit 2019 Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave për anëtarësim me arsyetimin se zgjerimi i BE-së nuk ishte normal. Sinqeriteti i këtij vendimi absurd u duk qartë nga ajo që Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi atë ditë: Para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten. Unë vlerësoj arritjet dhe progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nëse ne nuk funksionojmë si duhet me 27 anëtarë, si mund të jetë më mirë me 28, 29 apo 30? Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”. Dhe ne na mbetet të themi: E shkreta Shqipëri!

Tani, afro dy vjet më pas, Franca ka ndryshuar mendim. Është jo vetëm gati ta hapë derën, por është dakord që brenda saj të jetë Shqipëria. Por, prit se ka më akoma! Edhe më e turpshme bëhet retrospektiva kur kujtojmë se më 16 prill 2019 parlamenti i Hollandës votoi pro vendosjes dhe kthimit të së vizave me Shqipërinë. Lajmi numër një në kontinent ishte atë ditë se Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend. Sa pwr çeljen e negociatave pwr anatwrwsim nw BE, as qw bwhej fjalw. Ky votim i hapi rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit duke i kërkuar që vendim të zgjerohej me të gjithë vendet anëtare. Falë zotit, Brukseli nuk e aprovoi, sepse jo vetëm do ishte një turp i madh, por Shqipëria e gjorë do bënte 20 vjet pas. E shkreta Shqipëri!

Tani pas më shumë se dy vjetësh Hollanda ka ndryshur mendim. Ajo jo vetëm nuk e mendon vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë por kërkon që Shqipëria të futet në BE, sigurisht duke e nisur në fillim me procesin e hapjes së negociatave.

Kthehemi akoma më pas në kohë. Në pranverën e vitit 2017 Bashkimi Evropian tha se ishte gati t’i hapte engociatat, por kjo do bëhej në vjeshtë të po atij viti. Në vitin 2018 u hap madje edhe shampanja dhe u shpërthyen edhe fishekzjarret, por në fakt BE njoftoi se kishte edhe një shtyrje të vockël fare. Vërtetë ishte një tallje e hapur ndaj nesh. E shkreta Shqipëri!

Situatën aktuale e lajmëroi kryeministrti Edi Rama kur në 13 shtator 2019 tha nga Berlini se pritej se BE do vendoste një lumë me kushte dhe ironozi me thirrjen “rrofshin kushtet”. Dhe ja tani na del Bullgaria, shteti me shifrat më të ulta zhvillimi si anëtar mes 27 vendeve që na nxjerr një kusht jo për Shqipërinë, por me Maqedoninë e Veriut se banorët atje janë bullgarë. Po mirë more zotërinj evropianë, kaq budallenj e dini ju popullin shqiptar? Përse të mos ua themi troç: Ju nuk e doni Shqipërinë anëtare dhe pikë! Nëse do të donit ta donit, ju e anëtarësonit veçmas të gjithëve. Vetëm fare. Pa Maqedoni e Bullgari. Pa Serbi e Mal të Zi. E as pjesë e ndarjes së çuditshme Ballkan Perëndimor. Ore, po çpunë kemi ne me Maqedoninë e Veriut. Asgjë nuk na lidh. As e shkuara, e as e tashmja. As feja, e as zhvillimi. Asgjë prej gjëje. Por çështja është se ju nuk e doni Shqipërinë tonë dhe bëni nga këto pirueta që janë thjeshtë politikë turpi.

Por ne edhe një herë të na rrojë SHBA. Ajo ka qenë edhe mbetet aleati ynë i vërtetë stradegjik. Për ne dhe të gjithë, Evropa kurrë nuk është SHBA. Evropa kurrë nuk mund të bëhet unike si SHBA. Pra, nuk mund të bëhet Shtetet e Bashkuara të Evropës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjafton të themi se SHBA ka qenë ajo që na dha pavarësinë në 1919 ndërsa Evropa kishte skicuar hartën e ndarjes së Shqipërisë si një lopë të therur. SHBA ishte e vetmja që ngriti zërin kur Italia na pushtoi më 7 prill 1939, ndërsa Evropa as lajm nuk e bëri invazionin e parë të fashistëve në kontinent. SHBA ishte e ajo që inicoi dhe mbështeti rrëzimin e komunizmit në vitin 1990 se deri në atë kohë për Evropën Shqipëria ishte diku në Hënë. SHBA ishte ajo që ndërmori dhe drejtoi në 1999 sulmet mbi Serbi pas negocidit ndaj popullisë shqiptare në Kosovë, ndërkohë Evropa e kishte përkëdhelur Serbinë edhe pse ky shtet kishte bërë katër luftra në Ballkan. SHBA ishte ajo që inicoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO më 1 prill 2099. SHBA ishte ajo që në qershor të vitit 2008 shpalli pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ndërsa Evropa pasi na copëtoi thjesht ka ndjekur rregullin tërhiq e mos lësho. Është kjo Evropë që kurrë nuk ka çuar deri në fund një projekt pozitiv për demokracinë në Shqipëri. Dhe këtë e ka vërtetuar me procesin e stërgjatur dhe pa arsye të anëtarësimit në BE. E ngritur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe nga fundi i Luftës së Ftohtë, BE-ja u krijua për të vendosur paqe dhe begati në të gjithë kontinentin plak. Por të paktën për ne shqiptarët aktualisht kjo BE nuk po funksionon mbi bazën e këtij parimi. Për ne shqiptarët BE kurrë nuk mund të bëhet SHBA. Nuk mund të bëhet për shumë e shumë arsye, por le të marrim vetëm një aspekt, gjuhën. Nga Massachusetts në Lindje, e deri në Califormi në Perëndim, 302 milionë amerikanë flasin si gjuhë zyrtare vetëm anglishten. Njerëzit merrem vesh atje vetëm në anglisht. Po në Evropë? Në Evropën gjeografike ndodhen 53 shtete me 746 milionë banorë dhe fliten rreth 40 gjuhë. Sado që në Brukselin me 70 mijë diplomatë anglishtja mbizotëron, jeta e e evropianëve nuk rrotullohet rreth Brukselit. Vetëm në Ballkanin me 55 milionë banorë fliten disa gjuhë. Por, më shumë BE flet një gjuhë edhe më të koklavitur se gjuhët e kombeve që janë anëtare të saj. BE na mban në distancë duke na nxjerrë përherë një kusht të ri. Thjesht kjo BE ne nuk na do në gjirin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN