MENU
klinika

Bashkëbisedimi me Grenell

Berisha “non grata”/ Rama: Pikëlluese ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që…

24.06.2021 - 19:47

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë me Richard Grenell, ish-të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

I pyetur nga Grenell për “non grata-n” e Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama tha se ky është një realitet pikëllues, por tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

Gjithashtu Rama kritikoi edhe Bashkimin Europian për shtyrjen e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Kryeministri e falenderoi Grenellin për kontributin e tij në iniciativën për krijimin e mini-Shengenit ballkanik.

“Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha kryeministri i Shqipërisë.