Autori dhe presidenti i dyzetedytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, rrëfen për librat dhe shkrimtarët e tij të preferuar… (e sjell, ExLibris).
Libri që po lexoj ndërkohë
The end of Everything nga Katie Mack. Fizikantia teorike shpjegon pesë fundet më të mundshme të universit tonë që po zgjerohet, me shpresën se do të vijnë pas një kohe jashtëzakonisht të largët. Është me humor, i qartë dhe optimist. Shkon me librin Until dhe End of Time të Brian Greene. Gjithashtu po lexoj Minds Wide Shut nga Gary Saul Morson dhe Morton O Schapiro, një studim përfshirës mbi shtimin e bindjeve të ngurta në politikë, ekonomi dhe letërsi, si dhe kërcënimeve që i paraqesin demokracisë, që kërkon mendje të hapur dhe kompromis.
Libri që më ndryshoi jetën
The Denial of Death nga Ernest Becker. Më bëri të rimendoj rrënjët e frikës dhe pasigurive tona më të thella dhe pse, shpesh zhgënjehemi me mënyrën sesi i shfaqim.
Libri që do të doja të kisha shkruar
Njëqind vjet vetmi nga Gabriel García Márquez. Ende mendoj, se është romani më i mirë i shkruar, që pas vdekjes së William Faulknerit.
Libri që pati ndikimin më të madh, në shkrimet e mia
Gjithmonë kam dashur të jem shkrimtar, por kam dyshuar te vetja. Që nga viti i fundit i kolegjit e deri në të parin e studimeve për drejtësi, lexova pesë libra që më bënë të mendoj se ia vlente ta provoja: North Toward Home nga Willie Morris; The Confessions of Nat Turner nga William Styron; You Can’t Go Home Again nga Thomas Wolfe; The Fire Next Time nga James Baldwin; dhe I Know Why the Caged Bird Sings nga Maya Angelou.
Libri që më ka ndryshuar mendjen
Kjo është pyetje bukur. Mendoj se Caste i Isabel Wilkerson dhe Think Again i Adam Grant, më bënë të rimendoj sesa thellësisht të ngulitura janë paragjykimet tona të pavetëdijshme, jo vetëm në lidhje me racën, gjininë, klasat dhe fenë, por me çdo numër kategorish që na nxisin t’i shohim të tjerët si inferiorë, si më pak të denjë për t’u parë e dëgjuar. Më pëlqen metoda e pajtimit dhe e bashkimit ripërtëritës të Nelson Mandelas.
Libri i fundit që më ka bërë për të qarë
Sooley nga John Grisham. Lexoje dhe do të shohësh, se do të të bëjë të qash.
Libri i fundit që më ka bërë të qesh
Libri i fundit e Janet Evanovichit. Stephanie Plum, më bën gjithmonë të qesh.
Libri që më vjen turp që ende s’e kam lexuar
Uliksi. Më pëlqen poezia, proza dhe nonfiction-i irlandez. E adhuroj Joyce-in. Por, gjithmonë lodhem e heq dorë përpara se ta filloj. Do ta vazhdoj përpjekjen.
Librat që kam dhuruar
Meditimet nga Marcus Aurelius; The Cure at Troy nga Seamus Heaney; dhe The Social Conquest of Earth nga EO Wilson. Secili është i mbushur me mençuri sipas mënyrës së vet.
Libri, me të cilin dua të mbahem mend
Deri tani, Jeta ime, për arsyet që Larry McMurty deklaroi në shqyrtimin e tij: është një histori e jetës dhe kohës time; një rrëfim sesi është të jesh president, kur kaq shumë gjëra ndodhin njëkohësisht, me shpjegime të mëtejshme të ndodhive si Black Hawk Down që nuk do t’i gjeni askund tjetër; një testament i asaj që unë besoj dhe pse.
Leximet që më kënaqin
Gjej rehati në thrillerat me personazhe interesante dhe subjekte të mira. Më ka pëlqyer shumë While Justice Sleeps e Stacey Abramit dhe gjithë librat e shkruar nga Louise Pennyt, librat e V. I. Warshawskit nga Sara Pertsky, librat e Easy Rawlinit nga Walter Mosley, seritë me Dave Robicheauxit nga James Lee Burke dhe librat Boschit nga Michael Connelly. Më pëlqen Gabriel Allon i Daniel Silvas; David Baldacci dhe Lee Child po bëhen edhe më të mirë. Po ashtu, i adhuroj librat e bashkautorit tim James Patterson, sidomos ato me Michael Bennetin dhe Alex Crossin. Uroj që libri ynë i ri, The President’s Daughter, të përfshihet edhe në listën e të tjerëve. Më pëlqejnë personazhet dhe subjekti.
Libri që mendoj se është më i nënvlerësuar
Ndoshta libri Grant, nga Ron Chernow. Ai ngre një çështje të pakundërshtueshme, jo vetëm për gjeninë e Grantit, si udhëheqës ushtarak, por edhe për kurajën dhe vendosmërinë e tij për të garantuar që lufta civile amerikane të mos ishte e kotë. Me përpjekjet e fundit, për të diskredituar zgjedhjet e vitit 2020, miratimin e masave për shtypjen e votuesve, dhënien fund të komisionit për hetimin e trazirave në Capitol, më 6 janar dhe ndryshimin e përbërjes së Gjykatës së Lartë, na kujtohet ajo çfarë dinte Granti: rreziqet që vijnë nga përsosja e bashkimit tonë, përfshijnë mundësinë që një reagim i pashmangshëm, mund të na minojë demokracinë.