MENU
klinika

Zuckerberg shfaqet me të teksa bën sërf!

Ky byzylyk mban larg peshkaqenët

01.06.2021 - 10:20

CEO i Facebok, Mark Zuckerberg, është parë me një byzylyk të dizajnuar për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve, teksa bënte ‘sërf’ gjatë kësaj jave!

Fotografitë e ndara nga “TMZ” tregojnë Zuckerberg me byzylykun Sharkbanz, në kyçin e këmbës gjatë shëtitjes në dallgë me dërrasën e tij të sërfit hidrofil në Kauai, Hawai.

Një zëdhënës i Sharkbanz konfirmoi se bashkëthemeluesi i Facebook, kishte blerë një pajisje Sharkbanz 2 nga faqja e internetit e kompanisë.

Byzylyku prej 84 dollarësh Sharkbanz, thuhet se mund të shmangë peshkaqenët duke lëshuar një rrymë elektrike që është krijuar për të mbajtur larg peshkaqenët, duke ndërhyrë në aftësinë e tij për të ndjerë fushat elektromagnetike kur kërkon gjahun.