MENU
klinika

U bë nënë për herë të parë

Çfarë e detyroi Aurela Hoxhën ta mbajë të fshehtë lajmin?

20.06.2021 - 11:43

Vetëm pak ditë më parë burime ekskluzive për “iconstyle.al” konfirmuan se Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri i saj janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur. Modelja nuk ka publikuar në rrjete sociale asnjë foto të saj me barkun e rreumbullakosur dhe madje nuk bëri asnjë reagim pas publikimit të tkëtij lajmi.

Mesa duket ajo paska një arsye të fortë pse po rezervohet kaq shumë për jetën e saj private. Burime pranë Aurelës kanë treguar për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. Mirëpo, nuk e dimë pse u pendua dhe ky postim u fshi më pas.

Ndërsa kur ishte e ftuar në një emision shqiptar, Aurela Hoxha foli për herë të parë për partnerin. Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte:

“Zgjohu beb, se m’ka marrë malli”.

Modelja rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi:

“Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Gjithashtu, Aurela s’la pa përmendur faktin që partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj.