MENU
klinika

"Kjo mund të ndodhë vetëm me luftë"

Daçiç: Prishtina nuk ka sovranitet në veri

24.06.2021 - 13:45

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Daçiç, këtë të enjte ka deklaruar sesi Serbia nuk ka sovranitet të plotë mbi Prishtinën dhe kjo e fundit s’ka mbi veriun e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për mediat në Serbi, ai ka bërë me dije se Beogradi të vendos sovranitet mbi Prishtinën, apo që Prishtina të ketë sovranitet në veri ku jetojnë serbët që nuk pranojnë pavarësinë e shtetit, kjo mund të ndodhë vetëm me luftë.

“Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Prishtinë, por njëjtë Prishtina nuk ka sovranitet të plotë në veriun e Kosovës” dhe atë gjendje “vetëm lufta mund ta ndryshojë. Për të ndryshuar gjendjen në njërin apo drejtimin tjetër, bie fjala që Beogradi të vendos sovranitet mbi Prishtinën, apo që Prishtina të ketë sovranitet në veri ku jetojnë serbët që nuk pranojnë pavarësinë e shtetit, kjo mund të ndodhë vetëm me luftë”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij ai kompromis nuk është i pranueshëm për “palën tjetër”, pasi “ata konsiderojnë se nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë, sepse besojnë se ajo do ju “dhurohet e gatshme” sikur kur me bombardime të NATO-së iu dhurua një pjesë e sovranitetit në Kosovë”.

Në argumentimin e Prishtinës se Vuçiç nuk ofron asgjë, Daçiç tha se Serbia ofron zgjidhje por ajo nuk është e pranueshme për shqiptarët e as për një “pjesë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Lidhur me “vijat e kuqe që nuk i kalon Serbia, a tha se Serbia e di “vija e kuqe është pranimi i pavarësisë së Kosovës, kjo nuk vjen në shprehje. Kjo që ne flasim nuk është e pranueshme për Prishtinën, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk do të bëjë presion për të bërë kompromisin”, tha kreu i Kuvendit.

Deklarata e presidentes së Kosovës Osmani se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare nuk “ka arsye që ndonjë shtet të hezitojë të njoh Kosovën”, Daçiç tha se biseduesit e Prishtinës shërbehen me “trika të ndytë”.

“Ata iu thonë disave në bashkësinë ndërkombëtare ‘ që ne të mendojmë për asociacioni, le të na njohin 5 vendet e BE-së Kosovën’, mua këtë ma tha ministri i jashtëm sllovak, prandaj Daçiç thotë se “këtu nuk ka parime dhe kute të dyfishta.Tash ka moratorium për lotimet nga ne., që duhet të ketë edhe për palën tjetër, kjo skadon në shtator, e do të shohim, ne jemi gati të vazhdojmë”, është shprehur Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin