Forcat Speciale Renea dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar ditën e djeshme, 14 qershor kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrolleve, policia ka vënë në pranga Edison Begaj i cili lëvizte me armë pa lejë me vete.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe e një krehër me 5 fishekë pa lejë.
Arrestimi i 41-vjeçarit u bë në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit Edison Begaj për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kush është Edison Begaj?
38-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë.
Atentatori i Edison Begajt mbrëmjen e 29 Majit në Vlorë ishte i veshur si efektiv policie dhe e qëlloi 38-vjeçarin, me precedent penalë, në sy të dy fëmijëve të mitur.
Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari.