MENU
klinika

Pandemia ndikim vetëm tek ekipet

Dy miliardë euro faturë, shpërblimet në Evropian

11.06.2021 - 14:36

Evropiani numër 16 do të jetë më i shtrenjti. Ekipet kombëtare pjesëmarrëse do të ndajnë 331 milionë euro, 30 milionë më shumë se në Francë 2016.

Fituesi i Euro 2020 do të marrë 30 milionë euro, ndërsa 9.5 milionë do t’u garantohen secilit prej 24 pjesëmarrësve. Por kjo nuk është e gjitha. Në grupe një fitore vlen një milion euro dhe barazimi 500 mijë eurove.

Kalimi në raundin e dytë garanton 1.5 milionë, çerekfinalet 2.5 milionë dhe gjysmëfinalet 4 milionë. 5 milionë euro për ata që shkojnë në finale. Në total shifra e UEFA për Evropianin do të prekë dy miliardë euro me synimin për të arritur një fitim prej mbi 850 milionë euro.

Por nëse pandemia nuk ka ndikuar në anën financiare dhe të shpërblimeve, nga ana sportive ka frikë. Infektimet e lojtarëve, edhe pse me pikatore, kanë bërë që shumica e skuadrave, sidomos ato pretendente, të lajmërojnë futbollistë të tjerë, që do të jenë në pritje në rast se infektohet ndonjë.

Frika më e madhe është infektimi në masë. Suedia po mban në tonus Zlatan Ibrahimovic, por ai ende nuk është rikuperuar 100%. Le të shpresojmë të flitet vetëm për lojën dhe jo për Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN