MENU
klinika

“Nuk do presim zgjedhjet e 2025”

Fjala e kreut të PD-së gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë!

18.06.2021 - 12:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kryesisë mësohet të jetë shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët s’mund të presin zhvillimin e zgjedhjeve të radhës më 2025.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se kreu i demokratëve ka theksuar se Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar do e lexojnë siç duhet vendimin e demokratëve për zgjedhjet brenda në parti.

Basha mësohet se ka thënë se është detyra e PD-së që të përballet një orë me parë me ‘regjimin’, ndërkohë që ka theksuar se kjo forcë politike duhet të përgatitet për çdo përballje.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia të Këshilli Kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokrateve. Ata e dinë më mirë se ne se çfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratet na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje.

Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptaret dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, ka mësohet të ketë thënë Basha.