MENU
klinika

Nga Anglia, te Hungaria

Formacionet më të kushtueshme të Europianit

03.06.2021 - 12:53

Mbeten edhe 8 ditë nga nisja e Euro 2020 dhe tashmë e gjithë vëmendja është te kompeticioni i dytë madhor i futbollit. Europiani duhej të ishte zhvilluar vjet, por kjo nuk pritshmëritë, teksa tifozët presin me ankth ndeshjet, duke filluar që nga starti Itali-Turqi më 11 qershor, për të përfunduar te finalja e 11 korrikut në Wembley.

Tetë kombëtaret më të mëdha të futbollit të Evropës, Anglia, Franca, Belgjika, Spanja, Italia, Gjermania, Portugalia dhe Holanda kanë shansin e lavdisë në Euro 2020. Jo se te tjerët nuk do ta provojnë, por këto skuadra mbeten favorite. Po cili formacion kushton më shumë, sipas vlerave të Transfermarkt, duke llogaritur vetëm 11 lojtarë?

Në vendin e parë renditet Anglia me 11-en më të shtrenjtë, që kushton 861 milionë euro, ku vetëm Harry Kane kushton 125 milionë. Në vendin e dytë është Franca me 717 milionë euro.

Gjelat kanë në përbërje edhe futbollistin më të shtrenjtë në botë, Kylian Mbappe, vlera e të cilit shkon në 167 milionë euro. Podiumin e plotëson Gjermania me një formacion që kushton 615 milionë euro. Më i kushtueshmi i pancerave është Joshua Kimich, me 94 milionë euro.

Pastaj vijnë me radhë Portugalia, Spanja, Belgjika, Italia, Holanda dhe të tjerat. Hungaria ka formacionin që kushton më pak nga të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Europian, nuk arrin as 30 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola