Disa foto të Camila Cabello-s të publikuara dje bënë xhiron e rrjetit.
Këngëtarja po shijonte një ditë me diell në plazh me të dashurin e saj, Shawn Mendes, raporton “US Weekly”.
Në fotot e publikuara online, Camila shihej e veshur me bikini me printe në ngjyrë blu, por format e saj trupore morën të gjithë vëmendjen dhe kritikat vërshuan drejt saj.
Shumë ndjekës i vunë në pah faktin që ka shtuar shumë kilogramë, që ka celulit dhe që i mungon një bark i tonifikuar.
Megjithatë, të shumtë ishin edhe ata që e mbështetën këngëtaren me famë botërore, pasi sipas tyre, kështu dukej një trup natyral, i paprekur dhe i paedituar në foto.
“Ti je një grua e bukur një njeri normal, njësoj si të gjithë ne. Kjo është normale vajza. Ju lutem ndiqni bukurinë e vërtetë. Mos ndiqni idetë e pavërteta, të rrezikshme dhe manipuluese”,– komentoi dikush.
“Më duhet të mbroj Camila Cabello-n në internet nga njerëzit që ofendojnë për trupin, sepse unë jam një njeri i denjë”,- shkroi një tjetër.
Pas gjithë mbështetjes dhe mesazheve pozitive që ka marrë, Camila falënderoi publikisht fansat e saj.
“Faleminderit për dashurinë dje dhe sot, ju dua të gjithëve”,- shkroi këngëtarja në një postim.