Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është një ndër artistët më të komentuar të momentit, për shkak të suksesit të padiskutueshëm që pati në Eurovision, ku përfaqësoi Zvicrën.
Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të marrë vendin e tretë në festivalin evropian, me këngën “Tout l’Univers”.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në “ABC”, Gjon u pyet se cili artist shqiptar meriton sipas tij të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
“Aurela Gaçe e përfaqëson shumë mirë Shqipërinë. Ndërsa tek këta të rinjtë më pëlqen shumë Kida, kështu që pse jo ta përfaqësojë ajo Shqipërinë në Eurovision”,- tha Muharremaj.
Këngëtari tregoi se muzikën shqiptare e dëgjon shumë e sidomos në makinë kur udhëton. Ai zbuloi se këngët që i dëgjon me volum shumë të lartë janë: “Mi Amore” e Ermal Fejzullahut & Kidës, si dhe “Ngjyra e Kuqe” e Adrian Gaxhës dhe Flotianit.
Gjoni mori kritika të shumta për simbolin e shqiponjës që bëri pasi mësoi se Shqipëria e kishte vlerësuar me pikë maksimale.
Pavarësisht “zhurmës”, Gjon u shpreh se gjithmonë do ta bëjë simbolin e shqiponjës.