MENU
klinika

Reagon për herë të parë Aleksandër Gjoka

Gjykata e la në arrest shtëpie pas aksidentit

13.06.2021 - 10:06

Këngëtarai i njohur shqiptar Aleksandër Gjoka u përfshi në një aksident para disa javësh dhe si pasojë ra në prangat e policisë. Gjoka u arrestua pasi u përfshi në një aksident në zonën e Farkës. Pas aksidentit policia mbërriti në vendngjarje dhe i bëri artistit testin e alkoolit, ku rezultoi se Aleksandër Gjoka ishte në gjendje të dehur. Pas aksidentit këngëtari u nis për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi pësoi dëmtime të lehta nga përplasja e makinave.

Pas kësaj ngjarje këngëtari doli përpara gjykatës, që vendosi masën “arrest shtëpie” për këngëtarin. Ky ishte vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje. Përmes një lidhje direkte nga shtëpia e tij, Gjoka ka folur në emisionin “Soiree”, ku përshëndeti edhe nipin e tij, Renis Gjokën.

Biseda e plotë:

Jonida Shehu: Kush është më rebel, ti apo Renisi? Të ka ngjarë ndopak Renisi tek kjo natyra jote rebele e të thyerit të rregullave?

Aleksandër Gjoka: Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë.

Jonida Shehu: Çfarë këshillash i jep zakonisht Renisit?

Aleksandër Gjoka: Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua.

Jonida Shehu: Për çfarë nuk do të të ngjajë ty?

Aleksandër Gjoka: Në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.

Jonida Shehu: Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN