MENU
klinika

Nën kërcënimin e armëve

Grabitje me dhunë në një pikë karburanti në Durrës

06.06.2021 - 10:40

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në një pikë karburanti në Fllakë të Durrësit.

Korrespondenti i “Panorama” raporton se dy persona kanë grabitur punëtorin e një karburanti nën kërcënimin e armëve.

Në dëshminë e tij për Policinë punëtori ka thënë se grabitësit i kanë drejtuar armën duke i marrë paratë. Nuk dihet ende shuma e grabitur.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shihni çfarë po ndodh në sheshin kryesor

Durrësi ‘pushtohet’ nga trupat e NATO-s