25.06.2021 - 11:52
Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është A. T., 58 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.
“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarje e rëndë
50-vjeçarja nga Durrësi bie nga kati i 7-të
Arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës së ndërtimit