MENU
klinika

Bie nga kati i tretë i banesës

Humb jetën 58-vjeçari në Lushnje

25.06.2021 - 11:52

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është A. T., 58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.

“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohen administratori dhe inxhinieri i firmës së ndërtimit

Bie nga pallati, humb jetën 62 vjeçari