MENU
klinika

Kolegji rrëzoi opozitën për zgjedhjet në Vlorë

Ivi Kaso: Vendimmarrje e paracaktuar, por nuk…

01.06.2021 - 12:36

Pavarësisht se Kolegji Zgjedhor rrëzoi opozitën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Vlorë, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso thotë se kjo nuk i dekurajon për të vazhduar betejën për transparencë.

Në deklaratë për mediat pas vendimit, Kaso u shpreh se vendimmarrja ishte e paracaktuar. Edhe për këtë rast, avokati i PD paralajmëroi se cështja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Është një vendimmarrje që u paracaktua jo vetëm nga vendimmarrja e djeshme, por edhe nga vendimmarrja e ndërmjetme për mos administrimin e provave pavarësisht se pati një debat të gjatë lidhur me domosdoshmërinë e administrimit të tyre për të hedhur dritë mbi çdo krim zgjedhor. Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur por nuk na dekurajon për të vazhduar për të kërkuar transparencë, për të bërë publike fakte dhe prova të shkeljet të ligjit, ku është deformuar vullneti i njerëzve, që në 25 prill nuk i shprehën të lirë me votë.

Detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm ndaj atyre që na besuan në 25 prill, por e kemi detyrim ndaj shqiptarëve për të çliruar procesin zgjedhor nga fenomenet negative. Detyrimi ynë për transparencë do të vazhdojë dhe sa kohë kemi një tribunë për të shprehur, një gjykatë për tu ankuar ne do ti shkojmë deri në fund kërkesës tonë për transparencë dhe për hedhje dritë të cdo shkelje të ligjit”, tha Kaso.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankimet për zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot padinë e Vlorës