MENU
klinika

Ankimet për zgjedhjet e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot padinë e Vlorës

01.06.2021 - 10:29

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme një tjetër padi të bërë nga partitë politike lidhur me vendimin e KAS për Vlorën.

Kjo padi vjen pasi KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në këtë qark. KAS vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera publike, ndërsa pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. Megjithatë në fund të shqyrtimit vendosi rrëzim të kërkesës.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ditën e djeshme kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me shkeljet e pretenduara në procesin zgjedhor të qarkut Gjirokastër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve

KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën dhe Elbasanin