MENU
klinika

Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve

KAS rrëzon kërkesën e PD për Korçën dhe Elbasanin

31.05.2021 - 11:53

KAS ka rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI për shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Tashmë dy subjekteve zgjedhore nuk u mbetet veç ta ankimojnë vendimin brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

I njëjti vendim është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit.
“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , thuhet në vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Blerje votash nga 100 deri në 300 euro në Korçë”

PD nxjerr emrat në KAS/ Nga ministri Peleshi te drejtues lokal

Përfaqësuesi ligjor i PD: Tre shërbëtorët e Ramës...

Sot gjyqi për zgjedhjet, Kolegji Zgjedhor e nis me Gjirokastrën