MENU
klinika

Periudha bizantine

Izrael, zbulohet veza 1,000-vjeçare: ndërpriten punimet

11.06.2021 - 17:39

        Gjatë gërmimeve në qytetin Yavne, arkeologët gjetën një vezë pule të paprekur, rreth 1.000-vjeçare, që konsiderohet si një nga më të vjetrat në botë, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).

“Është një zbulim shumë i rrallë në Izrael dhe në botë. Gjetja e copave të lëvozhgave të vezëve është gjithmonë interesante, teksa jemi me gërmime. Është thuajse e zakonshme, por një vezë e freskët si në këtë rast, është një fenomen shumë i rrallë,” – tha Lee Perry nga IAA, sipas “Jerusalem Post”.

Veza u gjet në një zonë që daton nga periudha bizantine (shekulli 4 deri në VII, pas Krishtit).

“Shumica e masës së brendshme të vezës doli, por është ruajtur një pjesë e të verdhës së vezës, që do të na lejojë të hulumtojmë më tej,” – tha Gal.

Ruajtja e shkëlqyeshme e vezës është për shkak të kushteve në të cilat ajo qëndronte prej shekujsh, të mbrojtura në një rezervuar septik, sipas arkeologut Alla Nagorsky.

“Edhe sot, vezët rrallë zgjasin në paketimin e kartonit, në supermarkete. Është e mahnitshme të mendosh, se është një zbulim 1000-vjeçar,” – tha ai.

Veza që u gjet në Yavne, u thye teksa arkelogët e hoqën nga vendi ku u zbulua, por u rikthye në gjendje origjinale në laboratorin e Autoritetit të Antikiteteve.

Ajo u zbulua nga arkeologët, si pjesë e projektit për të ndërtuar unazën e re të qytetit dhe sipas ligjit izraelit, gërmimet duhet të mbrohen para se të fillojnë çdo ndërhyrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mbresa nga Bethlehemi”

Banksi “moderon” lindjen e Krishtit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit