MENU
klinika

Lindi para disa ditësh

Ja cili është personi i parë që u njoh me vajzën e Harryt dhe…

10.06.2021 - 10:42

Në 6 qershor, Meghan Markle dhe Prince Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Ndërkohë e para që është njohur me të voglën, ka qenë pikërisht Mbretëresha Elizabeth. Sipas “People”, mbretëresha është njohur me stërmbesën e saj përmes një komunikimi me video në celular.

“Meghan dhe Harry ishin shumë të lumtur dhe mezi po prisnin që ta ndanin lajmin e ardhjes në jetë të vajzës”, ka thënë një burim për “People”.

Gjithashtu thuhet se çifti i kishin treguar mbretëreshës emrin e vogëlushes, para se ajo të vinte në jetë. Sipas historianit të familjes mbretërore, Robert Lacey, Harry dhe Mbretëresha Elizabeth kanë pasur një lidhje shumë të fortë që është rritur me kalimin e viteve, që nga momenti që Princeshë Diana u nda nga jeta. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore pse Princi vendosi t’i jepte të voglës nofkën e gjyshes së tij.

Vogëlushja e Harry-t dhe Meghan ka hyrë në histori edhe si fëmija i parë i familjes mbretërore që lind në Amerikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN