MENU
klinika

Analiza/ Artur Zheji

Janë sponsorizuar miliona euro në faqe “fake” për të shkatërruar imazhin…

06.06.2021 - 13:30

Fjala e politikanëve është si puna e ngjyrës së bardhë, ajo ka një spektër ngjyrash, përthyhet në prizmin e realitetit. Ka betejë ligjore, ka luftë diplomatike.

Tani doli një tjetër dhënë shumë e madhe, sa i përket miliona e miliona eurove që janë paguar, dhe ke një investigim të BIRN, ku janë sponsorizuar shumë faqe “fake” për të shkatërruar imazhin e Partisë Demokratike dhe të Lulzim Bashës personalisht.

Miliona euro, burimi i të cilave nuk dihet nga është. Këtu ka një gjë mjaft komplekse, megjithatë….

Doja të shtoja dy tre element, mendoj që historia e mosnjohjes së zgjedhjeve dhe rezultatit të manipuluar ka kulmin e vet 96-ën që përmbysi Berishën. Berisha donte të përmbyste në 97-98-ën dhe u largoi ëndrrën demokratëve.

Në 2001-shin nuk donte ti njihte zgjedhjet, por realizoi indirekt rrëzimin e Metës por erdhi Fatos Nano që bëri një koncesion te presidenti dhe u zgjodh Moisu.

Pra gjithmonë është munduar të arnohet krisja elektorale. Në 2009-ën kemi humbjen e Ramës dhe mbajtjen e partisë me dhunë, me sloganin: “ Hap kutitë ose largohu!”.

As kutitë nuk u hapën, as Rama nuk u largua nga partia, por u largua Blushi, konkurrenti. Tani jemi këtu në këtë situatë të sotshmen. Mendoj që nuk ka ndonjë habi, edhe zgjedhjet janë vjedhur edhe partia ka humbur.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin