MENU
klinika

Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në Fier

Kolegji rrëzon tjetër kërkesë ankimore të Partisë Demokratike

15.06.2021 - 12:54

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Fierit.

Pas shqyrtimit të kërkesës për parregullsi gjatë votimit dhe numërimit, Kolegji Zgjedhor e konsideron si të pambështetur në prova.

Kështu mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet, KAS. Më parë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Pak dite me parë ky institucion ka rrezuar një tjetër kërkesë të PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim të ankesave për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, janë të pabazuara.

Ndaj gjyqtarët e Kolegjit vendosën të mos e marrin atë parasysh dhe të vijojnë procesin e shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga subjektet zgjedhore për pjesën tjetër të qarqeve për të cilat ka pretendime për parregullsi në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN