MENU
klinika

Vrasja e bujshme

Komentuesi vë në siklet moderatorin grek: Si ndiheni që përmendët shqiptarët për vrasjen e Carolinës?

18.06.2021 - 19:13

Ngjarja tragjike që ndodhi në 11 maj në Greqi dhe që tronditi mbarë opinionin publik, dje u zbzardh përfundimisht. Bashkëshotri i saj 32-vjeçar pranoi krimin, pas shumë provave të paraqitura nga policia.

Ky i fundit inskenoi të gjithë krimin, madje deklaroi se kishte dëgjuar se një nga grabitësit kishte folur shqip.

Shumë grekë kanë shpërthyer ndaj tij, po më shumë shqiptarët që u ndjnë në faj, të fyer e të ofenduar, të etiketuar për një krim që nuk kishte lidhje me ta, pasi krimi nuk ka kombësi.

“Si ndiheni tani ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”, e ka pyetur një komentues moderatorin grek?

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje në 30 sekondat e para të videos:

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, policia greke mendonte se autorët ishin shqiptarë, rumunë, apo gjeorgjianë, e për këtë gjë kërkoi nga ambasadat e këtyre vendeve që të ndihmojnë në dhënien e informacioneve.