MENU
klinika

Caravaggio?

“Krishti” ngatërron kritikët

18.06.2021 - 12:54

       Para se të hiqej nga shitja, objekti me numrin 229, një pikturë e vogël me ngjyra vaji, plot ndriçim, me Krishtin e fshikulluar që i atribuohet stilit të artistit spanjoll të shekullit të 17-të, José de Ribera, e kishin nisur për ta zhvendosur në Madrid, me një çmimi prej 1,500 eurosh.

Por, vëzhgimi më në detaje i pikturës, ngjalli dyshime se “Kurorëzimi me gjemba” mund të jetë fare mirë, një tjetër vepër e çmuar e mjeshtrit italian Michelangelo Merisi da Caravaggio, duke bërë që qeveria spanjolle të mos e lejojë eksportin e pikturës.

Kanavaca, me përmasa 111 me 86 centimetra, po studiohet tashmë nga ekspertët, për të përcaktuar autorësinë. Atribuimi i gabuar, mund të jetë i kuptueshëm: Ribera, biri i një këpucëtari, studioi në Romë dhe ishte pasuesi i shquar i Caravaggio-s, i njohur si admirues i përdorimit të chiaroscuro-s, kontrasteve të forta.

Ministrja e Kulturës në Spanjë, theksoi se ka vepruar menjëherë për të ndaluar eksportimin e pikturës, pasi thirrjes nga ana e ekspertëve në Prado. Specialistët e muzeut janë shprehur se kishte “dëshmi të mjaftueshme stilistike dhe dokumentare”, për të sugjeruar se vepra  mund të jetë një Caravaggio origjinale.

“Duke pasur parasysh shpejtësinë e gjithë kësaj që ndodhi, ne tani kemi nevojë për një studim më të plotë teknik dhe shkencor të kësaj pikture”, ka thënë një burim brenda ministrisë. “Duhet të ketë një debat akademik mbi atë nëse atribuimi për Caravaggio-n është i ngjashëm dhe i pranuar nga komuniteti shkencor”.

Në këtë mesele, nuk ka munguar as bindja e disa njohësve të mirë dhe kritikë arti. I tillë, Vittorio Sgarbi, është shprehur se e njohu pikturën si Caravaggio, pasi një mik i itj, artist dhe profesor i historisë së artit, ia tregoi pikturën.

“E shoh dhe menjëherë, e kuptoj që është vepër e Caravaggio-s. Mendoj që me ndihmën e financimit, mund ta kthej sërish në Itali”, – ka thënë Sgarbi për mediet italiane.

“Çmimi i saj mund të jetë rreth 100-150 milionë euro, nëse shitet privatisht dhe 50 milionë euro, nëse ia shisni një muzeu si ‘Prado’”.

Edhe Maria Cristina Terzaghi, profesoreshë e historisë së artit pranë Universitetit të Romës dhe njohëse e Caravaggio-s, beson që piktura të jetë bërë nga një italian.

“Është ai”, ka thënë ajo. “Kompozimi i të kuqes në pelerinën e purpurtë që mbulon Krishtin, është i njëjtë me pikturën e Salomit me kryet e Gjon Pagëzuesit në pallatin mbretëror në Madrid”.

Terzaghi, ka shtuar se vepra i “ngjan fort” pikturës që Caravaggio bëri gjatë pjesës së parë të qëndrimit në Napoli.

Por, jo të gjithë pajtohen me këtë. “Nuk është e Caravaggio-s”, ka thënë Nicola Spinosa, një prej studiuesve më të mirë të pikturës italiane të shekullit të 17-të.

Në “Prado”, ku u njoftuan për çështjen, ka thënë se asnjë prej ekspertëve të saj, nuk qe në gjendje të qëmtonte pikturën, për shkak se ajo u tërhoq prej ankandit. Por është e mundur që specialistët e muzeut të thirren, nëse qeveria rajonale e Madridit vendos ta shpallë veprën si njësi të trashëgimisë kulturore, që do të fuqizonte mbrojtjen ligjore kundër shitjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Caravaggio, vepra 150-milionëshe

Në ankand pas 4 shekujsh


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale