MENU
klinika

“Le të hapë padisë Serbinë për gjenocid, ne do provojmë që…”

Kryeministrja serbe për Kurtin: Është një fanatik ideologjik

13.06.2021 - 18:57

Kryeministrja e Kosovës, Ana Brnabic deklaron se nuk do të ketë bisedime dhe marrëveshje me kryeministrin Albin Kurtin për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se takimi gjatë Samitit të zhvilluar në Tiranë ishte i sikletshëm dhe i vështirë.

Brnabic i vlerësoi kërcënime akuzat e Kurtit se Serbia ka shkaktuar gjenocid duke e cilësuar kreun e qeverisë kosovare si një fanatik ideologjik.

“Albin Kurti tashmë duhet të padisë Serbinë për gjenocid, në vend që të kërcënojë dhe pengojë vazhdimisht përpjekjet e negociatave. Serbia kërcënohet me një proces gjyqësor për gjenocid. Le të jetë, le të kërcënohet, por le të shohim se çfarë ka për të thënë në atë proces gjyqësor dhe ne do të provojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë,” tha Brnabic mes të tjerash.

Ajo shtoi se Kurti “bën një cirk” në çdo takim dhe kujtoi se ai tha publikisht se dialogu nuk është përparësia e tij.

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, Kurti deklaroi për mediat se ka pasur polemika mes tij dhe kryeministres Ana Brnabic. Albin Kurti tha se kryeministrja e Serbisë nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

Të martën më 15 qershor, Albin Kurti do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vucic në Bruksel në kuadër të bisedimeve për njohjen e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A dëshiron të na pushtosh sërish?"

Kurti dhe kryeministrja serbe përplasen në Tiranë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë