MENU
klinika

Sa deputetë votuan pro dhe kundër?

Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

09.06.2021 - 14:10

Kuvendi ka miratuar me 104 votat pro të mazhorancës raportin e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidenti Ilir Meta. Ndërkaq kundër raportit janë shprehur 7 deputetë, ndërsa 2 të tjerë kanë abstenuar.

Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, pra emër për emër i deputetëve.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka deklaruar se Kuvendi ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. “Projektvendim për miratimin e raportit përfundimtar për hetimin e shkeljeve të rënda nga presidenti i republikës.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, 1 e pavlefshme. Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor. Do të kalojmë në votimin nominal”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush janë deputetët që i bashkohen PS?

Prapaskenat për 94 votat e shkarkimit të Metës

“Vota pro shkarkimit më rëndon shumë. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona”

Pandeli Majko zbulon prapaskenat: Refuzova të firmos, por tani mendoj…