MENU
klinika

Një vendim i Qeverisë sugjeron se është ndër më të lirat

Me çfarë çmimi i bleu Shqipëria vaksinat ruse?

04.06.2021 - 11:18

Në totalin e vaksinave anti-Covid që ka siguruar Shqipëria pesha që zenë vaksinat ruse Sputnik V është rreth 6-7 për qind. Por, me përjashtim të vaksinës AstraZeneca, vaksina ruse është vaksina me çmimin më të ulët.

Qeveria arriti në fillim të muajit prill një marrëveshje me kompaninë “Human Vaçine LLC” për marrjen e vaksinave Sputnik V. Detajet e marrëveshjes, ashtu si në marrëveshjet e tjera të arritura nga Qeveria shqiptare drejtpërdrejtë ose me ndërmjetësim u klasifikuan sekret bashkë me çmimin për dozë të vaksinës.

Por, një vendim i fundit i Qeverisë zbulon se një dozë vaksine ruse është blerë nga Shqipëria me çmimin 10 dollarë/doza. Vendimi i Qeverisë shton në kategorinë e shpenzimeve korrente rreth 500 mijë dollarë për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e vaksinave ruse.

Nga marrëveshja “Human Vaçine LLC” Shqipëria siguroi 50 mijë doza Sputnik V, ose 10 dollarë për dozë, ndërsa pala shqiptare ka paguar edhe transportin e tyre në një vlerë prej 40 mijë eurosh.

Çmimi i vaksinës ruse është më i ulti me përjashtim të vaksinës AstraZeneca. Një dozë Pfizer është blerë me të paktën 12 dollarë e po ashtu edhe një doza Sinovac.

Sputnik V është vaksina e parë anti-Covid e autorizuar nga një shtet, por megjithëse ka aplikuar prej muajit janar për autorizim nga Agjencia Europiane e Barnave, vaksina “Sputnik V” mbetet ende e pa-miratuar nga Bashkimi Europian. Së fundmi autoritetet shëndetësore të BE-së kanë nisur ta shqyrtojnë kërkesën e Rusisë. Nga vendet e Europës, Serbia, Sllovakia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë aktualisht doza “Sputnik V”.

Në prill, qeveria deklaronte se siguruar kontrata për mbi 2.5 milionë doza vaksinash anti-COVID. Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për një vaksinim, sasia e dozave mund të mbulon rreth 1,250,000 persona, ose 45 për qind të popullsisë që jeton në Shqipëri.

Për shkak të kategorizimit të kontratave si “sekret tregtar”, thuajse nga të gjitha kompanitë, shuma e saktë e shpenzuar nga Shqipëria deri më tani për të siguruar vaksina anti-Covid mbetet e paqartë, por ajo përllogaritet se ka shkuar në rreth 20 mln euro, përfshirë këtu edhe pagesat e kryera në kuadër të mekanizmit Covax.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenca e Këshillit të BE, Xhaçka në takim me homologun portugez

“Konferenca e parë Ndërqeveritare, brenda qershorit 2021”

Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”

Parashikimi i Piperos për Covid në Shqipëri

“Gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh”