MENU
klinika

Tenis

Mësohet finalja e “Roland Garros” për femra

10.06.2021 - 20:53

Finalja e këtij vitit në “Roland Garros” është surprizë te femrat. Në fakt të katër gjysmëfinalistet ishin për herë të parë në këtë fazë të një grand slam.

Pasi fitores së ruses Anastasia Pavlyunchekova, në finale kalon edhe cekja Barbora Krejcikova. Kjo e fundit mposhti 2-1 greken Maria Sakkari. Një ndeshje shumë e fortë, e vendosur në gamet shtesë.

Cekja e fitoi setin e parë 7-5. Totalisht e ekuilibruar, por në fund 25 vjecarja bëri diferencën. Setin e dytë e fiton grekja 6-4. Seti i katërt përfundon pas 16 game-ve dhe në fund triumfon Krejcikova 9-7.

Finalja do të luhet të shtunën në orën 15:00, ku të pranishëm do të jenë 5 mijë tifozë. Numri 31 në botë përplaset me numrin 33. Vërtet për t’u mbarjtu mend kjo finale e femrave në “Roland Garros.”