MENU
klinika

Pas Erdogan Rama vizitë tek Orban, sot në Sofje

Ministrja Balluku fton investitorët në fushën energjetike

08.06.2021 - 08:55

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Ankaraja, fluturoi dje për në Budapest i ftuar nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa thekson se Hungaria mbetet mbështetëse e palëkundur në integrimin e Shqipërisë.

“Budapest, me ftesë të Kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpuimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ec- urinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi me Kryeministrin hungarez do të zhvillohet sot, ndërsa dje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë në qeverinë hungareze, Laszlo Palkovics. Ministrja Balluku tha dje se i kërkoi kolegut hungarez, që përmes një organizimi të përbashkët të kemi mundësi të presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës dhe figura të rëndësishme të kërkimit, pasi edhe vetë ministri hungarez e ofroi këtë si mundësi. Gjithashtu, ajo tha se kishin diskutuar edhe për mbështetjen që mund të marrim për universitetet, pasi Ministria hungareze e Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhe një pjesë të menaxhimit të universiteteve në Budapest dhe në disa qytete të tjera, kështu që fusha e bashkëpunimit është mjaft e gjerë, për shkak edhe të fushave që të dy ministritë mbulojnë.

Duke u ndalur në thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, Balluku theksoi se “sigurisht, që interesi i investitorëve hungarezë është mjaft i lartë për vendin tonë”. “Kemi diskutuar gjithashtu për inovacionin e depozitimit të energjisë së prodhuar, duke qenë se Shqipëria është një vend që prodhon shumë energji gjatë dimrit dhe për shkak të kushteve atmosferike, gjatë verës ne kemi mu- ngesë të kësaj energjie dhe i drejtohemi gjithmonë importit. Pra, jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe krijimin e depozitave të energjisë, që është një çështje që diskuto- het sot në të gjitha vendet europiane”, tha Balluku.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u takua dje në Budapest, me prof. András Lánczi, rektor i Corvinus University, si dhe prof. Béla Merkely, rektor i Semmelweis University. Kushi e cilësoi një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvoja me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. “Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nën- shkruam në Tiranë me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të pro- gramit hungarez të bursave për vitet 2021-2024”, thekson Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN