MENU
klinika

“Bashkë me emigrantët do vijnë edhe shtame të ndryshme të virusit”

Mjeku apel qytetarëve: Mos ulni vigjilencën

24.06.2021 - 13:51

Gjatë stinës së verës, me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve rreziku është që në vend të futen edhe mutacione të reja të koronavirusit.

Ndaj, mjeku infeksionist Gent Stroni apelon që të mos ulet vigjilenca dhe i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Sipas Stronit imuniteti i tufës është arritur.

“Bashkë me emigrantët dhe turistët do të vijnë mes nesh edhe shtame të ndryshme. Të mos harrojmë që deri në këtë periudhë nëse e ke kaluar në gushtin e kaluar nuk ndodh që të mos riinfektohesh më. Këta persona përsëri mund të riinfektohen. Një trup që e ka kaluar patjetër që do e kalojë më lehtë. Por përbën përsëri një lloj statusi për këtë organizëm. Vigjilencën nuk duhet ta ulim. Imuniteti i tufës në mendimin tim është realizuar. Edhe vaksinat kanë dhënë efektin e tyre,” u shpreh mjeku në ABC news.

Duke u ndalur tek rritja e ndjeshme e temperaturave, mjeku rekomandon higjienë maksinale dhe rritjen e konsumit të lëngjeve.

“Duke qenë se na duhet të jemi më tepër jashtë shtëpisë përdorim ushqime të shpejta të bëra jo në mënyrë profesionale, higjiena lë për të dëshiruar.

Çfarë fut në gojë duhet të jetë me higjienë maksimale. Duhet higjienë maksimale më tepër në verë sepse edhe duart krijojnë edhe vetë atë ngarkesën mikrobike. Duart duhet ti lajmë shpesh. Ekzistojnë disa lloj solucionesh që janë antibakteriale që mund të përdoren edhe për frutat.

Fëmijët dhe mosha e tretë duhet të pijnë lëngje. Ne kemi përdorur dhallë për tu freskuar, mund ta përdorim përsëri ka elementë të elektrolikës së humbur. Lëngjet e frutave kanë edhe koncentrate, nuk janë të dëmshme por sa më pak aq më mirë. Ose përdorim lëngjet e frutave të shtrydhura” u shpreh mjeku.