MENU
klinika

Marrëdhëniet SHBA – Shqipëri

Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip T. Reeker vjen në Tiranë dhe takon Edi Ramën

19.06.2021 - 07:41

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji. Vizita është planifikuar të mbahet më datë 30 qershor, në Tiranë, dhe më pas ai do të udhëtojë në Itali e Maqedoni.

Reeker do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Më 1 korrik, zoti Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor. Gjatë periudhës 22 – 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, Barit dhe Materas.