Franca me 14 gola në Europianin 1984 ka pasur ecurinë më të lartë goleadore në një Europian. Greqia në vitin 2004 ka ecurinë më të ulët të golave me 1.17 gola për ndeshje.
-Asnjë ekip nuk ka luajtur më shumë ndeshje sesa Anglia, pa arritur të kualifikohet në fazën finale (31 ndeshje, zero finale).
-Ndeshja e Europianit me më shumë gola ka qenë ajo e luajtur në ndeshjen e parë të kompeticionit, 6 qershor 1960. Janë shënuar 9 gola në fitoren 5-4 të Jugosllavisë kundër Francës.
-Europiani i vitit 2000 ishte ai që kishte më shumë gola për ndeshje. U shënuan 2.74 gola për ndeshje.
-Belgjika dhe Italia janë të vetmet kombëtare që fituan 100% të ndeshjeve eliminatore për Europianin. Belgjika shënoi 40 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe pësoi vetëm 3 gola.
-Goleadori më i mirë i një Europiani është Mishel Platini. Mesfushori francez ka shënuar 9 gola në edicionin 1984 duke udhëhequr Francën drejt titullit të parë të historisë.
-Sulmuesi portugez ka rekordin e ndeshjeve të luajtura (21), më shumë edicione të luajtura me të paktën 1 gol (4). Cristiano është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në turnetë e mëdhenj përfshirë edhe Botërorin.
-Vetëm dy portierë kanë më shumë ndeshje në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (Botëror dhe Europian) sesa Manuel Neuer. Casillas dhe Buffon kanë nga 31. Gjermani ka 27 dhe mund t’i barazojë nëse skuadra kalon grupin dhe Neuer luan rregullisht.
–David Villa është lojtari i fundit që ka shënuar një tregolësh në Europian. Bëhet fjalë për sfidën kundër Rusisë në fazën e grupeve në vitin 2008. Tripleta e Platinisë për 18 minuta kundër Jugosllavisë në vitin 1984 është tripleta më e shpejtë në historinë e kompeticionit.
-Hungarezi Gabor Kiraly është lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje në Europian (40 vjeç dhe 86 ditë). Ai ka qenë pjesë e edicionit në vitin 2016. Holandezi Jetro Ëillems është lojtari më i ri që ka luajtur (18 vjeç dhe 71 ditë, në Euro 2012).
–Harry Kane është goleadori në fazën eliminatore për të shkuar në Europian. Ai shënoi në të gjitha ndeshjet të Anglisë duke arritur kuotën e 12 golave.
-Nëse Franca e Deschampit fiton Europianin, ai do të bëhet i pari person në histori që ka fituar Botërorin dhe Europianin edhe si trajner, edhe si lojtar.
-Një e treta e trajnerëve të “Euro 2020” kanë marrë pjesë më parë në një Europian edhe si futbollistë: Southgate, Deschamps, Mancini, De Boer, Paulo Souza, Cherchesov, Luis Enrique, Andrij Shevchenko.