Mediat greke paralajmërojnë se së shpejti mund të zbardhet vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi muajin e kaluar.
Sipas medias Kathimerini, së shpejti fakte të reja të rëndësishme do të dalin dhe mund të çohet në zbardhjen e krimit në lagjen Glyka Nera në Athinë. Autoritetet thuhet se janë optimiste në ditët e fundit për rezultatin përfundimtar të çështjes, por gjithsesi ngjarja ka ngecur në ‘’moçal’’ për shkak të mungesës së të dhënave.
20-vjeçarja nënë e një foshnje 11-muajshe u vra mbrëmjen e 10 majit nga 3 grabitës që hynë për të vjedhur banesës. Në shtëpi ishte dhe burri i 20-vjeçares, një pilot grek i cili pa gjithë ngjarjen. Rezultoi se Crouch e mbytën disa grabitës, një prej të cilëve dyshohet të jëtë shqiptar.