MENU
klinika

Përplasja mes M. së Veriut dhe Bullgarisë, Varheyli: Po punojmë për zgjidhjen!

Rama: Kemi plotësuar prej 3 vitesh kushtet e BE!

10.06.2021 - 14:13

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varheyli gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama ka deklaruar se qershori do të jetë muaji ‘kritik’, përsa i përket vendimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

I pyetur rreth përplasjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varheily tha se për këtë çështje po punohet fort pas kuintave që të gjendet një zgjidhje.

“Ky muaj është kritik, është qershori i këtyre vendimeve dhe po punojmë fort, në këto momente prapa kuintave, ne të gjejmë zgjidhje

Presidenca e BE është e angazhuar për të gjetur zgjidhje dhe e njëjta gjë vlen dhe për Këshillin e Europës. Është shumë herët për të thëne seç do ndodhë, ne duam që kjo gjë të ndodhë”, tha Varheily.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe se mbetet në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Evropës. Sipas tij kjo vendimmarrje po zvarritet për shkak të përplasjeve të brendshme të KiE-së.

“Ne e para, ka rëndësi që detyrat tona ti bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë.

Detyrat e shtëpisë e integrimit në BE, janë rruga për të modernizuar shtetin tonë.

Janë rruga për ta bërë Shqipërinë Europiane në sistemin e Drejtësisë dhe të Institucioneve të Mirëqeverisjes dhe institucioneve demokratike.

Përsa kohë ne dhe KE, jo këtë vit dhe tani prej 3 vitesh na kanë thënë që detyrat i kemi bërë dhe i ka kërkuar KiE të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë fazën tjetër të procesit… KiE ka patur arsyet e veta që nuk ka dhënë ende përgjigje. Ky është një rast tjetër për të mësuar europën dhe metodën e futjes në BE.

Deri kur vazhdon kjo histori? Kësaj pyetje s’po ja kërkojnë përgjigjen sot. Do të shikojmë do të ketë apo s’do ketë përgjigje. S’ka asnjë minutë humbje kohe nga ana jonë”, tha Rama.