MENU
klinika

“Nuk u paraqitën në mbledhjen online”

Reagon Dritan Leli: Këshilltarëve, përgjigjet u kanë shkuar me e-mail

15.06.2021 - 17:50

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas organizimit të mbledhjes në platformën Zoom.

Ai ka ndarë pjesë nga mbledhja në rrjetet sociale, ku thekson se pavarësisht se këshilltarët bashkiak munguan, përgjigjet për pyetjet e tyre u kanë shkuar në adresat elektronike.

Dua t’ju bej me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”, shkruan Dritan Leli.

****

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë ka dështuar, pasi kreu i bashkisë nuk është paraqitur. Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, ndërsa këshilltarët u paraqitën në teatrin “Petro Marko” në mënyrë që mbledhja të zhvillohej fizikisht, por ky institucion ishte i mbyllur.