MENU
klinika

Gramoz Ruçi i jep fund karrierës politike!

Reagon Erion Braçe: Mirënjohës për mbështetjen që më dhe në vitet…

12.06.2021 - 21:03

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe të shtunën është shprehur “zemërthyer” për dorëheqjen nga politika të kolegut Gramoz Ruçi, pas 30 viteve angazhim.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Braçe thekson se i është mirënjohes për gjithçka në këto 30-vite demokraci dhe për gjithçka tjetër brenda 28 viteve të tij brenda tyre.

Të jam mirënjohes Gramoz Ruçi për derën e hapur që në moshën 20-vjeçare, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar”, shkruan ai.

Ai thekson se i është mirënjohes, vveçanërisht për mbështetjen në ditët e errëta e të vështira të 1996, 1997.

Shënimi i plotë:  

TE JAM MIRENJOHES GRAMOZ RUCI!

Per gjithcka ne keto 30 vite;

Per gjithcka ne 28 vitet e mia brenda tyre;

Per deren e hapur qe 20 vjec,

kujdesin, keshillen, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mesuar;

Mbeshtetjen vecanerisht ne ditet e erreta e te veshtira te 1996, 1997 e me tek,

per tu rritur e bere njeri mbi te gjitha, socialist e fitues!

NUK DO TE JETE KURRE NJESOJ PA TY NE PAQE E BETEJE!

Nga muaji shtator kur Gramoz Ruçi dorëzon edhe detyrën e kryeparlamentarit, ai nuk do të jetë më në Kuvend dhe as me funksione në PS.

Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.