MENU
klinika

Vijon procesi i vaksinimit

Rreth 160 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën

27.06.2021 - 12:33

Prej më shumë se një muaj në Kosovë numri i rasteve me koronavirus ka qenë në ulje.

Ndërsa procesi i vaksinimit vijon me qëllim parandalimin e plotë të pandemisë Covid.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet në Kosovë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë dhënë 157 e 338 doza të vaksinës. Ndërkohë numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës ka arritur në 29 mijë e 314 persona.