MENU
klinika

"E kemi të qartë cila është busulla jonë historike..."

Samiti/ Albin Kurti niset drejt Tiranës, jep mesazhin e fortë

10.06.2021 - 10:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

Në nisje, kryeministri Kurti ka dhënë një mesazh të fortë, teksa është shprehur se e “kemi përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.

Mesazhi i Kurtit:

Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.
Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.
Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Samiti drejtohet nga Rama dhe Varhelyi

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot