MENU
klinika

Bllokohen banorët e fshatit

Shembet ura, mjeti i tonazhit të rëndë bie në lumë

03.06.2021 - 09:02

Ura e Darzezës në Fier është shembur dhe si pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.

Gjendja e urës prej kohësh ka qenë e amortizuar dhe në disa raste banorët kanë ngritur shqetësimin.

Mësohet se shkak i shembjes së urës ka ardhur si pasojë e kalimit të mjetit të tonazhit të rëndë. Shembja e urës, ndërpret edhe komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.