MENU
klinika

Igli Madani

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 persona, arrestohet drejtuesi 22-vjeçar i “Audit”

25.06.2021 - 16:55

Disa orë pas aksidentit të frikshëm në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 persona, arrestohet drejtuesi i mjetit tip “Audi” që shkaktoi përplasjen.

Policia e Vlorës njofton se ka vendosur në pranga 22-vjeçarin Igli Madani i cili përplasi me makinë, automjetin tjetër tip “Toyota” me të cilën udhëtonin familja Gushi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.