MENU
klinika

Tip “SIHA” dhe tip “IHA”

Shqipëria blen dronë të armatosur nga Turqia

29.06.2021 - 18:14

Për herë të parë Shqipëria do të ketë dronë ushtarakë, fjala e fundit e teknologjisë. Tashmë është konkretizuar marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi, dhe sipas medias turke “Yeni Şafak”

““Yeni Şafak” ka zbuluar për herë të pare edhe tipin e dronëve superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi. Sipas saj bëhet fjalë për mjetet ajrore pa pilot, që prodhohen në industrinë e mbrojtjes me armatim tip (SIHA) të cilët janë dronë të armatosur dhe dronë pa armatim tip (IHA).

Gjatë vizitës në Stamboll në fillim të muajit qershor, kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.

Rama shpërndau këto dy foto nga takimi me ekspertët turq dhe tha se bëhej fjalë për dronë që do të mblidhnin dhe do përcillnin dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera.

Në 22 qershor, qeveria ndryshoi buxhetin me akt normativ për të shpenzuar 1 miliard lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për pajisjen me dronë në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.

Edhe pse në relacion nuk specifikohet se bëhet fjalë edhe për dronë ushtarakë, mediat turke shkruaje se në fakt dronët tip SİHA që funksionojnë me armatim të prodhuara nga inxhinierë turq veprojnë si një forcë goditëse pasi kanë të integruara municione, ndërsa dronët tip IHA funksionojnë pa armatim e shërbejnë për të monitoruar dhe mbledhur informacion.

Dronët që Ministria e jonë e Mbrojtjes bleu nga kompania turke janë sot krenaria e Forcave të Armatosura Turke, e cila i përdor për qëllime të ndryshme taktiko-ushtarake. Këta dronë të konsideruar unikë e kanë renditur sot Turqinë në mesin e vendeve të pakta në botë të afta në këtë fushë

Ambientet e fabrikës ku prodhohen disa variante të dronëve në fjalë, u vizitua gjatë këtij muaji edhe ministri i brendshëm Bledi Cuci. Aktualisht në vendin tonë dronët janë përdorur nga Policia e Shtetit për të kapur shkeljet në rrugë të drejtueseve të automjeteve me shpejtësi tej normave.(BW)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po vijnë turqit”/ Ushtria greke në alarm të plotë

“Nëse anijet turke futen në brendësi të 12 miljeve greke…”