MENU
klinika

Mes viktimave edhe dy fëmijë të mitur

Aksident tragjik, shuhet familja me katër anëtarë

25.06.2021 - 09:50

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku raportohet se kanë ndërruar jetë 4 persona të së njëjtës familje. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë të mitur.

Viktimat e së njëjtës familjeje kanë qenë në makinën tip “Toyta”, e cila është përplasur fuqishëm nga pas nga një mjet tip “Audi”.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona që udhëtonin me makinën “Audi”, të cilët po transportohen në spital.

Siç mund të shihet nga këto pamje makina “Toyta” është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që “Audi” ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes është shkatërruar edhe një shtyllë e tensionit të lartë, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë në terren.

Njoftimi paraprak i Policisë

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët: Primi duhet të jetë më i lartë se ai i mjeteve të reja

Automjetet e vjetra, shkaktarët kryesor të dëmeve në sigurime

Gjendje e rënduar në këto akse

Konfindustria, akset rrugore ku duhet ndërhyrë