MENU
klinika

Patronazhistët, shkrimi i gazetës franceze

“Sigurimi ka shënjuar shpirtrat në një masë të tillë saqë PS-së iu duk e natyrshme…”

01.06.2021 - 08:24

Gazeta e madhe franceze “Le Figaro” e ka konsideruar përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit si një metodë të Sigurimit të Shtetit, përmes një artikulli të gjatë, me titull “Shqipëria dhe fantazmat e sigurimit të Enver Hoxhës”, mbi trashëgiminë komuniste në Shqipëri, reporteri i madh, Thierry Portes, i cili qëndroi në Tiranë për të investiguar se si përdoren në politikën e sotme metodat e së shkuarës.

“Le Figaro” i ka kushtuar një hapësirë goxha të madhe edhe sistemit të vjedhjes së të dhënave personale që PS përdori për zgjedhjet. Në shkrimin e tij, “Le Figaro” thotë se në vend që shqiptarët të ngriheshin kundër kësaj praktike, zgjodhën të votonin Edi Ramën, i cili u tall me historinë dhe vlerësoi “patronazhistët”.

“LE FIGARO”

Shqiptarët, të mësuar që nga kohërat komuniste, jo të rebelohen, por të bashkëjetojnë me një pushtet që ka gjithçka në dorë për t’iu dhënë ose për t’iu marrë punën dhe strehimin, preferuan t’i pëlqenin udhëheqësit të tyre duke votuar për të. Në fund, Edi Rama fitoi zgjedhjet. Një gjykatës erdhi për të sekuestruar dokumente në selinë e gazetës “Lapsi”. Tani është hapur një hetim kundër gazetarëve për zbulimin e të dhënave personale. Zyrtarët qeveritarë që vodhën të dhënat konfidenciale të popullsisë për të ndërtuar këtë sistem mbikëqyrjeje, deri më tani nuk janë shqetësuar. Sigurimi ka shënjuar shpirtrat në një masë të tillë saqë Partisë Socialiste iu duk e natyrshme në 2021 të krijonte dosje për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të konsolidonte pushtetin e saj në vend!

Rasti u zbulua nga gazeta në internet “Lapsi.al”, e cila botoi 910,000 dosjet që PS kishte hartuar në Tiranë. Emri, adresa, telefoni, gjendja martesore, situata profesionale, të ardhurat dhe biznesi i secilit … Të gjitha këto të dhëna të mbajtura nga administrata elektronike shqiptare ishin transferuar në kompjuterët e formacionit politik të Kryeministrit Edi Rama. PS atëherë ngarkoi në secilën lagje të kryeqytetit një patronazhist- termi mund të përkthehet si “kontrollues” ose “mësues kujdestar”- për të shtuar informacion mbi këto skedarë administrativë. Këta informatorë vlerësuan kështu interesat dhe zakonet e fqinjëve të tyre dhe ofruan komente të tilla si “ka borxhe”, “djali i tij po kërkon punë”, “duhet të rregullojë blerjen e shtëpisë së tij”, “është i djathtë, por mund të votojë për ne”, “mund të jetë me ne”, “dikush i sigurt”…

Gazetari themelues i faqes “Lapsi”, Andi Bushati, thotë se ai ka vendosur të botojë ekzistencën e kësaj baze të dhënash, për ekzistencën e së cilës komuniteti i vogël i informuar i Tiranës kishte filluar të dyshonte prej disa muajsh. Ato të dhëna ishin shpërndarë mjaftueshëm brenda PS-së aq sa botuesi të mos kishte frikë se do penalizohej nga një hetim i mundshëm që drejtësia megjithatë dështoi ta zhvillonte. Njerëzit e Tiranës kërkuan të gjithë se kush ishte patronazhisti i tyre, shpesh duke u habitur kur gjetën një fqinj që nuk e njihnin.

Skandali nuk zgjati më shumë se tri ditë. Kryeministri socialist u tall me këtë histori. Media audiovizuale, e mbajtur nga pushteti, nuk foli për të. Dhe opozita e krahut të djathtë u tregua diskrete, duke përçmuar këtë kalë beteje. Ekipi i fushatës së Partisë Demokratike, i cili u mbështet nga ekspertët e komunikimit që punuan për Kryeministrin Izraelit Benyamin Netanyahu, gjykoi se denoncimi i regjistrimit të popullsisë nga PS në pushtet do të ishte joproduktiv.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin