MENU
klinika

“Meta më ka thënë ‘varri na ndan’”

Spartak Braho: E kam mbështetur se gjykoja se e donte Shqipërinë…

01.06.2021 - 20:37

Deputeti i PS-së Spartak Braho, i ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Meta dikur i ka thënë se “varri na ndan”.

Braho theksoi se e ka mbështetur dikur Metën, sepse gjykonte se e donte Shqipërinë dhe se ishte i ri e do punonte për të mirën e vendit. Ai shton se Meta u sëmur shumë shpejt në cilësi dhe bëri aleancë me Sali Berishën, siç e quajti ai, armik të së majtës.

“Të përshëndes Ilir Meta dhe mbaj mend se ke thënë se ne të dyve varri na ndan. Ky njeri pa karakter më krahason mua me Sulo Gradecin, që është personazh shumë pozitiv, partizan, skraparlli i devotshëm dhe sa herë atakohej me Metën, i thoshte bëj për Skraparin, bëj rrugën e Çepanit, të Malit të Tomorit. Rrugët e Gjirit të Lalëzit i ka bërë, por të Skraparit nuk i ka bërë. Ndoshta takohemi në atë botë dhe do ia kthej siç duhet. Unë nuk e kam tradhtuar Ilir Metën. Është miqësi politike e hershme, unë jam themelues i PS, më pas erdhi, e kam mbështetur, sepse ishte i ri, gjykoja se Shqipërinë e donte, traditat i donte, por u sëmur shumë shpejt në cilësi. Por, vura re edhe cilësi të tjera që lidhen me karakterin. Ne ikëm nga PS si reaksion ndaj Nanos, por jo për të shkuar me Sali Berishën. Kam thënë në Konventën Kombëtare, zoti Meta po shkëputemi nga PS që të mos ketë krizë vendit, por i kam thënë se Sali Berisha ngelet deri në fund Berishë, ka duartrokitur atëherë. Na mblodhi kundër së majtës dhe shkoi pas qerres së Dritan Priftit”, tha Braho.

Spartak Braho vlerësoi se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe se vazhdon ta mbështesë idenë, se duhet sjellë në Komisionin hetimor, qoftë edhe me forcë.

“Meta ka shkelur Kushtetutën rëndë. Materiali do shkojë për shqyrtim në Kushtetuese dhe nuk mund të themi dot 100 për qind se vendimi i GJK do jetë siç thotë Komisioni Hetimor. Por, bazuar në ekspertë të nivelit të lartë dhe të shohësh edhe sondazhet, rreth 86 për qind e qytetarëve janë për shkarkim të presidentit, por pak rëndësi ka kjo, se nuk të shkarkon vendimi popullor.

Materialet kanë argumentuar shkeljet e rënda të presidentit dhe do sjellë shkarkimin e tij.   Komisioni ka të drejtë ta thërrasë Metën me forcë, në bazë të Kodit Procedurial. Në 98 kemi thirrur Berishën me forcë. Për oportunitet politik, u vendos që të mos thirret me forcë. Duhej thirrur me forcë, nuk do vinte, punë e madhe. Hapat proceduriale duhen ndjekur të gjitha. Duhet t’i shkonte polici te dera, që nesër në orën tetë do paraqitesh”, u shpreh Braho.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!