MENU
klinika

"E habitshme pse..."

Takimi Kurti-Vuçiç/ Ramush Haradinaj: Dështim i plotë

15.06.2021 - 17:48
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur dështim të plotë takimin që kryeministri, Albin Kurti ka pasur ditën e sotme me presidentin Aleksandër Vuçiç sot në Bruksel.Sipas Haradinaj është e habitshme sesi për Kurtin nuk është e rëndësishme njohja e Kosvës, por marrëveshja për paqe dhe çështja e të zhdukurve.

Haradinaj shkruan se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog sepse njohja nënkupton paqen dhe hap rrugë për të zbuluar të zhdukurit.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.  Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.  Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”, shkruan Haradinaj.